Nesër në mbrëmje do të luhet akti i dytë gjysmëfinal i Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, ndërsa bardhezinjtë rrezikojnë që të mos kenë të gatshëm për këtë ndeshje yllin portugez Cristiano Ronaldo.
Kjo pasi ky i fundit ka udhëtuar në mënyrë urgjente drejt vendlindjes së tij, aty ku mamaja e tij 65-vjeçare, Dolores Aveiro është shtruar në një klinikë të Funchalit, pasi ka pësuar një iktus dhe ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve.
Sipas mediave portugeze, Dolores Aveiro është futur menjëherë ne repartin e terapisë intensive dhe mjekët kanë konfirmuar goditjen e kanë shtuar se gjendja për momentin është e qëndrueshme, por për të kuptuar më mirë, duhet pritur një kohë prej 12 orësh.
Sulmuesi i Juventusit ka marrë leje nga klubi dhe është nisur menjëherë drejt Funchal, ku pritet të mbërrijë rreth orës 16:00, ndërsa ende nuk dihet nëse do të rikthehet në Torino për të qenë gati për sfidën e nesërme ndaj Torinos.
Disa ditë më parë mamaja e Cristiano Ronaldos ishte operuar në gji për shkak të një mase tumorale dhe kishte deklaruar se do t’i duhet të luftojë për jetën. Vetë ylli portugez është shumë i lidhur me mamanë e tij, duke qenë se të atin e ka humbur kur ishte ende një fëmijë.