Benny Andersson, Björn Ulvaeus, Anni-Frid Lyngstad dhe Agnetha Fältskog, të njohur si ABBA, njoftuan në një deklaratë të enjten se pushimit të marrë në vitin 1982 i kishte ardhur fundi. Pas një periudhe prej 4 dekadash larg muzikës, ABBA më në fund do të ribashkohet dhe do t’u japë fansave një album dhe një turne koncertesh.
“Voyage”, i cili përbën albumin e parë në studio të kuartetit do të dalë më 5 nëntor nën përpunimin e ‘Universal Music Group’s Capitol Record label’. Bashkë me albumin ata realizuan edhe dy këngë të reja, “I still have faith in you” dhe “Don’t shut me down”.
Grupi do të interpretojë këngët në koncertet e tyre virtuale, të cilat fillojnë vitin e ardhshëm, përmes avatareve dixhitale, të quajtura “ABBA-tars”, së bashku me një grup të drejtpërdrejtë prej 10 pjesësh instrumentale.
Shfaqjet do të hapen në Arenën unike në Londër më 27 Maj 2022. Tifozët mund të regjistrohen për biletat e parashitjes më 2 shtator para se të fillojë shitja e përgjithshme në 7 shtator.
Grupi ka krijuar shfaqjen holografike të drejtpërdrejtë, duke përdorur kapjen e lëvizjes dhe teknika të tjera, me kompaninë e efekteve speciale të George Lucas, Industrial Light & Magic.
Ata e quajnë atë “koncerti më i çuditshëm dhe më spektakolar që mund të ëndërroni”.
“Ne do të jemi në gjendje të ulemi në një audiencë dhe të shikojmë veten tonë dixhitale të interpretojë këngët tona”, thuhej në deklaratën e grupit. “E çuditshme dhe e mrekullueshme”!