Aktualitet Policia ndalon BMW-në në bulevard, në makinë gjen një armë zjarri, kapet...

Policia ndalon BMW-në në bulevard, në makinë gjen një armë zjarri, kapet dhe një tjetër për drogë

Autoritetet në Tiranë kanë arrestuar këtë të premte dy persona. Përgjatë kontrollit në bulevardin “Gjergj Fishta” është ndaluar nga policia mjeti tip “BMW” me drejtues Bukurosh Suçi, të cilit i është gjetur me vete një armë zjarri pistoletë e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia informon se Suçi në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë nga specialistët e Komisariatit Nr. 2, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu gjatë kontrolleve nga Forcat “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve është bërë i mundur arrestimi i Toni Shqutit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e krahut dhe në banesë iu gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza, gati për shpërndarje dhe një thikë.