Sport Manaj zyrtarizohet tek Barcelona B, habit klauzola për sulmuesin kuqezi

Manaj zyrtarizohet tek Barcelona B, habit klauzola për sulmuesin kuqezi

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i Barcelona B. 22-vjeçari shqiptar u largua nga Albacete dhe iu bashkua skuadrës katalanase, duke zbritur një kategori më poshtë.

Sot, Manaj ka kryer vizitat mjekësore, ka vizituar ambientet e klubit, është takuar me shokët e rinj të skuadrës, si dhe ka firmosur kontratën e tij të re.

Bomberi i kombëtares shqiptare ka firmosur deri në verën e vitit 2023 me Barcelonën dhe klauzola e tij është e habitshme. Plot 50 milion euro duhet të paguajnë skuadrat e tjera për firmën e Manaj, pasi kjo është klauzola që Barcelona ka vendosur.

Manaj luajti 29 ndeshje me Albacete dhe shënoi 8 gola, si dhe një gol në Kupën e Mbretit. Te Barcelona, sulmuesi kuqezi do të mbajë të veshur fanellën me numrin 22.