Ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Ogerta Manastirliu vizitoi Qendrën Shëndetësore Kastriot në Qarkun e Dibrës e cila është e sapo rikonstruktuar.
“Jemi këtu në Qendrën Kastriot të Dibrës, e cila në fakt është një qendër model e kujdesit parësor, një model që duam ta shtrijmë në të gjithë vendin.
Por kjo nuk është e vetmja qendër e rikonstruktuar në qarkun e Dibrës falë bashkëpunimit me projektin “Shëndet për të gjithë”, por është investuar në 4 qendra, Maqellarë, Kastriot, Shupenzë, Komsi”, tha Ogerta Manastirliu.