Sërish kampionë! Premier League është sërish e Manchester City, për të tretin vit radhazi dhe hera e pestë në 6 sezonet e fundit. Siguria e titullit këtë herë vjen pa luajtur, me Guardiolën dhe lojtarët e tij përpara TV duke parë Arsenalin të humbasë 1-0 në shtëpinë e Nottingham Forest (që kështu fiton mbijetesën).
Ishte rezultati që duhej, ai për të luajtur nesër të qetë përballë Chelseat në shtëpi. Në Etihad do të jetë një e diel feste.
Tani ëndrra është një tripletë historike për t’u kompletuar me FA Cup (finalja do të jetë të shtunën, 3 qershor, në Wembley kundër Manchester United) dhe me obsesionin Champions, kundër Interit permettendo (finalja më 10 qershor në Stamboll) për ta transformuar këtë sezon në legjendar.