Aktualitet “Porsche” del nga rruga në Vaun e Dejës, tri vajza të lënduara

“Porsche” del nga rruga në Vaun e Dejës, tri vajza të lënduara

Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në Shkodër. Bëhet e ditur se një automjet tip “Porsche”, që drejtohej nga një 20-vjeçare, ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës.

Për pasojë, e lënduar ka mbetur drejtuesja e mjetit dhe një 20-vjeçare tjetër e cila po udhëtonte me të. Dy vajzat janë banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejës.

Sipas policisë me to udhëtonte dhe një 18-vjeçare nga Ukraina dhe të trija janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.