Kryesore Mane dhe Goxhaj shahen live në televizion. Dritan Hila ndërpret emisionin

Mane dhe Goxhaj shahen live në televizion. Dritan Hila ndërpret emisionin

Avokati Altin Goxhaj është përfshirë në debat që ka denigruar edhe në sharje në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora, me gazetarin Bledi Mane.

Zanafilla e debatit u bë akuza e Goxhajt, se Mane ishte zhurmues i gazetarit Mero Baze.

Pjesë nga debati:

Altin Goxhaj: Ai është zhurmues i Mero Bazes. Unë kam një argument pa mbyllur që është ai i protestës.

Bledi Mane: Me fal se janë këta zotërinjtë këtu, se do thoja ndonjë fjalë tjetër.

Hila-Goxhajt: Po ti po i hedh vetë benzinë zjarrit.

Bejtja për Manen: Të mbarojë benzinën ky.

Mane: Ça është kjo të mbarojë benzinën ky. Si më ofendon ti mua tani.

Bejtja: Të thash mos i hidh benzinë.

Mane: Ti vjen nga Ballshi me naftë dhe me benzinë, unë jam përmetar, jemi natyrë minerale.

Goxhaj: Pse shqetësohesh kur flas për Bashën, nuk po flisja për Ramën.

Mane-Goxhajt: Pranoje publikisht. Ti dështove që ishe kandidat.

Goxhaj: Pse u shqetësove ti që unë po flas për Bashën?

Mane: Unë të q* ty dhe Mero Bazen edhe Edi Ramën. Vetëm kaq po të them. Je në terezi apo jo.

Goxhaj: Është turp i madh të merrem me ty.

Mane: Më përmend ti mua Mero Bazen, a je në terezi apo jo.

***

Blendi Mane: Mua më dhimbset Altini, sinqerisht më dhimbset.

Altin Goxhaj: Unë s’e kam takuar kurrë këtë tipin, ky është zagar i Mero Bazes.

Mane: Merre celularin e kontrolloje. Ke nja 15 vite rrugëve të Tiranës, kryej marrëdhënie seksuale se po degradon.

Hila: Bledi, po më shkatërron emisionin, njëri duhet të iki nga emisioni, ose unë ose ti. Tani boll ka një limit, reklama.