Sulmuesi i Liverpool-it, Sadio Mane, është padyshim një nga më të mirët e planetit. Senegalezi i dha fitoren “Redsave” në ndeshjen kundër Aston Villës me një gol dhe asist, ndërsa zërat për topin e artë nuk e kanë shpërqëndruar.
Ai mendon se është ende shumë larg Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. “Ata janë monstra. Unë mendoj se jam ende shumë larg tyre. Siç e kam thënë do të bëj gjithçka që t’u afrohem sado pak atyre”, – tha sulmuesi i Liverpoolit.
Mane ka bërë mjaft mirë, pasi fitoi Champions Leaguen me Liverpoolin sezonin e kaluar, shkoi në finalen e Kupës së Afrikës dhe zhvilloi një sezon fantastik në kampionat. Ai nuk shihet si pretendent për Topin e Artë.