Histori Manifestimi madhështor për të festuar dështimin e atentatit ndaj Zogut

Manifestimi madhështor për të festuar dështimin e atentatit ndaj Zogut

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të enjten e 26 shkurtit 1931, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një manifestim madhështor për shpëtimin nga jeta të Mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqipëri

Manifestim mbretëror

“Për të festuar dështimin e atentatit ndaj mbretit të Shqipërisë, dje, në orën 4 të pasdites, u zhvillua një manifestim mbresëlënës që mblodhi më shumë se dhjetë mijë njerëz dhe u zhvillua në rend të përsosur përpara pallatit mbretëror.

Nëna mbretëreshë dhe princeshat u shfaqën në ballkon, të përshëndetura me një gëzim të madh nga turma.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania