Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni. Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar në malet e Jakupicës. Ky avion ishte shpallur i zhdukur nga radarët pasditen e sotme.
Sipas mediave lokale, në këtë aeroplan po udhëtonte një familje, e cila fatkeqësisht është shuar e tëra. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh me dy fëmijë.
Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes. Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës.
Mendohet se aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq.