Bota Maqedonia refuzon propozimin francez: BE po i jep hapësira palëve të treta...

Maqedonia refuzon propozimin francez: BE po i jep hapësira palëve të treta në Ballkan

Me një reagim të fortë pas refuzimit të Bullgarisë për të hequr veton, Maqedonia e Veriut refuzoi planin francez për ecurinë e procesit të integrimit.

“Maqedonia e Veriut është kandidate prej 18 vitesh. Por jemi sot këtu dhe ende nuk kanë nisur negociatat. Kjo është goditje e besueshmërisë së BE. Vendi im dhe Shqipëria nuk mund të jenë të ngecura në këtë situatë sepse një vend i vetëm nuk bashkërendohet për zhbllokimin e rrugëtimit europian për ne. Kjo i jep hapësira palëve të treta që do të mbushin boshllëkun në mënyrë të pashmangshme. Ne iu jemi dedikuar fort reformave, tani është koha që BE të përmbushë premtimet e veta”, tha Kryeministri i Dimitar Koveçevski, pas mbyllje së samitit.

“Negociatat duhet të nisin para ndryshimit të Kushtetutës sonë. Duhet siguruar që Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja. Propozimi i Francës është i papranueshëm për mua, për qytetarët, për të gjithë ne. U them qytetarëve se duhet të jenë në paqe dhe t’i siguroj se kemi vendosur interesat e vendit para të gjithëve”.

Kovaçevski shtoi se tre shtetet nismëtare të Ballkanit të Hapur do ta çojnë përpara nismën, pas refuzimit të BE-së. “Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia do të fillojnë në mënyrë aktive të realizojnë katër liritë e BE. Duam vetëm respekt për identitetin gjuhësor dhe etnik të qytetarëve të mi dhe të anëtarësohemi me dinjitet siç kanë bërë vendet e tjera”, tha ai.