“Marcelo juventin”, – është një kryetitull që bën xhiron e rrjetit në botë. Por edhe pse mund të tingëllojë si spekulimi i rradhës mediatik lidhur me merkaton dimërore, në Spanjë mediat janë unanime në artikujt që botojnë duke konfirmuar lajmin se është vetë Marcelo që i ka kërkuar drejtueseve të Los Blancos transferimin në fund të sezonit për t’u bashkuar me portugezin Ronaldo në Torino.
“Nëse Juventusi do të bëjë një ofertë për mua duhet të më lini të shkoj”, mësohet të jetë kërkesa e mbrojtësit 30-vjeçar ndaj drejtuesve të klubit Los Blancos. Një kërkesë që mund të pranohet nga Florentino Perez, që projekton një revolucion në organikë në fund të këtij sezoni. Zërat e një flirti mes Marcelos dhe zonjës së vjetër kanë qenë koherente që nga kalimi i Cristiano Ronaldos në Itali, por konkretizimi i një operacioni të tillë mund të mbërrijë këtë qershor.
Pas përgënjeshtrimeve në të shkuarën duke deklaruar se nuk mendonte të largohej nga Reali, tashmë shtypi spanjoll citon fjalët e Marcelos që vënë në dukje ambicien e tij për të mbajtur veshur fanellën e bardhezinjve. Një telenovelë merkatoje e ngjashme me kalimin e Modriç tek Interi por që ketë herë për të dy mund të ketë një fund të ndryshëm.
Florentino Perez është i vendosur për të jellë ndryshime radikale në skuadër në fund të këtij sezoni, për t’i dhënë jetë një projekti të ri duke qenë kështu më i hapur ndaj ofertave për lojtarët e tij madje edhe për ata më potencialët, pasi ka hartuar listën me objektivat e rinj të merkatos.
Kështu në vend të Marcelos klubi mbretëror synon mbrojtësin Junior Firpo të Real Betis, ndërkohë që në vend të kroatit Modriç projekton danezin Eriksen të Tottenham. Gjithsesi këtë herë kroati Modriç nuk shfaqet më aq i bindur për largimin e tij sikundër mendohej verën e shkuar. Ndaj mbetet për t’u parë se si do të vijojë aksi i tranferimeve Spanjë-Itali.