Extra Margot Robbie në pritje të ëmbël (FOTO)

Margot Robbie në pritje të ëmbël (FOTO)

Margot Robbie është në pritje të ëmbël. Burime të shumta kanë konfirmuar për revistën “People” lajmin për aktoren 34-vjeçare dhe bashkëshortin e saj, Tom Ackerley, të cilët u njohën në vitin 2013.

Në imazhet e siguruara nga tabloidi britanik “Daily Mail”, Robbie tregon barkun e saj të fryrë ndërsa ka veshur një bluzë të bardhë. Fotoja është realizuar gjatë pushimeve të çiftit në liqenin e Komos.

Bashkëshorti i Margot Robbie është një producent dhe regjisor i njohur. Së bashku ata themeluan kompaninë “Lucky Chap Entertainment” e cila ka prodhuar filma të mëdhenj duke përfshirë “Birds of Prey” dhe “Barbie”.

Dyshja u martuan në dhjetor 2016 dhe përgjithësisht e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut. Fejesa e tyre nuk u njoftua asnjëherë dhe ata u martuan në një ceremoni sekrete në Australi.