Jemi mësuar gjithnjë që të shikojmë aktorë meshkuj teksa interpretojnë sagën më të famshme “Piratët e Karaibeve, por këtë herë ndryshimi është vërtetë thelbësor.
Aktorja australiane Margot Robbie do të jetë piratja e radhës e ishujve të Karaibeve, e cila do të interpretojë femrën e fuqishme dhe të pamposhtur.
Robbie edhe pse 29 vjeç është aktorja më aktive e Hollywoodi-t, në vetëm 5 vitet e fundit ka marrë pjesë në plot 19 filma si protagoniste dhe joprotagoniste.
Rolet më të rëndësishme janë në filmat “Once Upon a Time a Hollywood”, “Bombshell”, “Mary Queen of Scots” dhe “Tonya”, në të cilët ka marrë edhe nominime për Oscar, Golden Globe dhe BAFTA Awards.
Projekti është në hapat e parë dhe ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisin të xhirohen skenat. Filmi do të prodhohet nga kompania Walt Disney. Do të jetë skenaristja Christina Hodson e cila do të shkruajë këtë film.
Piratët e Karaibeve është një ndër filmat më të shikuar të të gjitha kohërave. Jo vetëm kaq, por e gjithë sagën e gjejmë edhe në libra dhe filma të animuar. Po ashtu është një ndër filmat më fitimprurës me gati 4.5 miliardë dollarë.
Pjesëmarrja e Margot shënon ofertën e fundit që Hollywood bën për të promovuar aktoren femër. Personazhet femra në rolin kryesor janë parë edhe në filmat si Ghostbusters e interpretuar nga Melissa McCarthy dhe Sandra Bullock dhe Cate Blanchet në filmin Ocean’s 8.