Marjana Semini është anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese. Ajo u rendit e para në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Asnjë nga 3 kandidatët nuk mori 84 vota dhe sipas ligjit, kush renditet i pari në listë, emërohet automatikisht.
Semini mori 58 vota, Ardjan Dvorani mori 14 vota dhe Arta Vorpsi 2 vota.
Sa i përket votimit për Avokatin e Popullit, të dyja kandidatutat e paraqitura nga opozita, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj nuk morën vota për t’u zgjedhur. Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit do të nisë sërish nga e para.