Aktualitet 85 kg kanabis në Fier, arrestohet pas 2 ditësh pronari i Audit...

85 kg kanabis në Fier, arrestohet pas 2 ditësh pronari i Audit Q7

Policia ka arrestuar pronarin e automjetit Audi Q7 në Fier me të cilin transportohej kanabis, drogë që u sekuestrua 2 ditë më parë.

26-vjeçari me iniciale V.R. është pronari i fuoristradës në të cilën u kapën 3 thasë me 85 kg kanabis dhe u arrestuan dy personat që po transportonin drogën. Ata janë A.T. 25 vjeç dhe N.R. 31 vjeç.

Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.