Bota Mark Zuckerberg e Bill Gates bashkohen për kurën e COVID-19

Mark Zuckerberg e Bill Gates bashkohen për kurën e COVID-19

Fondacioni i Mark Zuckerberg është duke bashkëpunuar me Bill Gates për të gjetur kurat për Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur Zuckerberg me anë të një postim,i në të cilin shpjegon se fondacioni i tij është i angazhuar për të investuar 25 milionë dollarë “për të përshpejtuar procesin e zhvillimit të trajtimeve”. Nisma së cilës i është bashkuar CEO i Facebook quhet “Përshpejtues terapeutik” dhe u publikua më 10 mars nga Gates së bashku me “Wellcome” dhe “Mastercard” me një angazhim prej 125 milionë dollarësh.

Puna, shkruan sot Zuckerberg, synon të vlerësojë shpejt ilaçet më premtuese ekzistuese për të parë se cilat mund të jenë efektive në parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit. Meqenëse këto ilaçe kanë kaluar tashmë në studime klinike të sigurisë, nëse ato janë efektive, për disa muaj do të jenë në dispozicion edhe përpara se të dalë një vaksinë të re.