Liverpooli ka konfirmuar se ka rënë dakord për një marrëveshje shumëvjeçare sponsorizimi me firmën e njohur Nike, që do të hyjë në fuqi nga sezoni i ardhshëm me vlerën rekord prej 80 milionë paundësh në vit.
Partneriteti i tyre me markën amerikane të sportit dhe këpucëve do të fillojë në 1 qershor 2020. Nike do të furnizojë me uniforma ekipin e parë, atë të femrave, skuadrat e akademisë, stafin e stërvitjes dhe Liverpool FC Foundation.
Marrëveshja e Liverpoolit me Nike i jep mundësi The Reds të theyjnë rekordin e klubeve të Premier League-s që mbahej nga Manchester United nga marrëveshja me Adidas (75 milionë paundë në vit).
Real Madridi (98 milionë paundë) dhe Barcelona (100 milionë paundë) janë skuadrat e vetme të futbollit europian që do të fitojnë më shumë se Liverpooli përmes sponsorizimit të uniformave.
Sponsorët aktualë të “New Balance”, që kanë furnizuar me uniforma “The Reds” që nga viti 2015, bënë të pamundurën për të ruajtur partneritetin e tyre me Liverpoolin, por klubi ka vendosur të ndërpresë lidhjet me kompaninë me bazë në Boston.