Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një darkë pune me të Dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Kreu i shtetit kosovar, falënderoi ambasadorin Grenell për vizitën dhe u shpreh i bindur se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet nën lidershipin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“Falënderoj ambasadorin Grenell për marrëveshjen e arritur me udhëheqjen e fuqishme te presidentit, Donald Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj që është diçka e re, atë që nuk kanë mundur të tjerët ta bëjnë është duke e bërë ambasadori Grenell dhe ambasada e SHBA-së. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë së nën lidershipin e Trumpit do të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë”, u shpreh Thaçi.
Ambasadori Grenell pas vizitës në Kosovë do të udhëtojë drejt Beogradit ku do të takohet dhe me presidentin Vuçiç.