Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi në konferencën për shtyp ka folur përfitimet që sjell marrëveshja roaming e firmosur mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij ai u shpreh se nga kjo marrëveshje përfitojnë bizneset dhe qytetarët.
“Operatorët kanë nënshkruar këtë deklaratë të sotshme, janë ata që përbëjnë shumicën e trafikut të telekomunikacionit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Jam më se i sigurt se nuk janë vetëm shumica, por do bëhen mes kësaj marrëveshje shumica dërrmuese. Ky zotim. Qytetar do fillojë ta përdorin më shumë.
Qytetarët dhe bizneset do përfitojnë shumë. Që prej hapit të parë që dëshmuan dhe duhet të hedhim sytë. Hapi i parë ishte që rajoni i Ballkanit Perëndimor ra dakord të ulë tarifat brenda rajonit, kjo tregoi një prirje që do të çojë edhe më tej dhe do të shumëfishohet në raste të veçanta.
Për shkak të reduktimit të tarifave roaming, që është një mundësi e mirë biznesi për operatorët, por detyrë për ne në rajon që të krijojmë dhe të hartojmë kuadrin rregullator me BE. Jo vetëm me çmimet, por edhe me kushte dhe termat”, tha Varhelyi.
Ndërsa zv/kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se kjo marrëveshje “e integron rajonin tonë më shumë në sistemin e të drejtave themelore të çdo evropiani, atë të qarkullimit të lirë të personave, të mallrave, të ideve dhe të ndërveprimeve ekonomike që janë padyshim shumë të rëndësishme”.
“Është një proces i gjatë, teknologjik dhe shkon në të mirë të gjithë qytetarëve. Por, është një proces që bëhet nga më shumë se 100 operatorë, me të cilët është negociuar dhe vijon të negociohet”, shtoi Balluku.