Ndonëse situata e ditëve të fundit në Afganistan ka qenë shumë e tensionuar dhe e dhunshme pas marrjes së pushtetit nga talebanët, televizionet kryesore kanë vijuar me transmetimet, por me një ndryshim të vogël, të gjitha spikeret femra janë “zhdukur” nga ekrani.
Gjithashtu janë rritur komentet mbështetëse ndaj talebanëve në faqet kryesore të kanaleve shtetërore si dhe në ato private si Tolo News, Ariana, Shamshad dhe 1TV.
Kritikat ndaj talebanëve pothuajse janë shuar, ndërkohë që të gjitha televizionet kanë ndaluar muzikën dhe shfaqjet e tjera të ngjashme.
Televizioni kryesor shtetëror që ra në duart e talebanëve më 15 gusht ka shtuar nga ana e tij programet fetare.