Dashi
Pas një periudhe të ngarkuar si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë personale, më në fund erdhi edhe dita e Dashit. Të lindurit në këtë shenjë do të përjetojnë një nga muajt më të bukur të këtij viti. Mos u stepni nga asgjë dhe shijojeni.
Demi
Edhe për Demin, muaji do të nisë me disa plane dhe pritshmëri të reja. Gjëja e parë që duhet të bëni është të kujdeseni për shëndetin, të nisni një regjim të ri detoks dhe mendoni një plan të mirë kursimi. kurseni.
Binjakët
Binjakët duhet të reshtin së ëndërruari gjëra të parealizueshme, dhe të kthehen me këmbë në tokë. Është koha e duhur që të reflektoni se çfarë doni të bëni me jetën tuaj. Në qoftë se jeni në çift, ky vit është i duhuri për të menduar për një shtatzëni të mundshme.
Gaforrja
Energjia kozmike e Marsit do të sjellë ndryshime pozitive edhe për të lindurit në shenjën e Gaforres. Në ndryshim nga një vit më parë, sivjet keni ide të qarta dhe e dini mirë se ç’duhet të bëni për t’i realizuar. Vazhdoni kështu sepse jeni në rrugë të mbarë.
Luani
Fillimi i këtij muaji do të nisë me debate të vogla në çift, por që do t’i zgjidhni përfundimisht gjatë gjysmës së parë të janarit. Kushtojini më shumë rëndësi komunikimit me partnerin dhe njerëzit e tjerë që ju rrethojnë.
Virgjëresha
Virgjëresha gjithashtu ka nevojë të përmirësojë komunikimin në çift, dhe mbi të gjitha kontrollojë ndjenjën e kontrollit mbi tjetrin. Muaji do të shkojë relativisht i qetë, parashikohen udhëtime të shkurtra që do të rindezin pasionin e shuar, pikërisht prej sjelljes suaj impulsive.
Peshorja
Për Peshoren kemi vetëm një këshillë “Përpiquni të jeni sa më diplomatë dhe jo aq të drejtpërdrejtë”. Nuk mund të pretendoni të ndryshoni njerëzit që keni pranë, pasi do të përfundoni duke i bërë keq vetes.
Akrepi
Akrepi do të jetë i tërhequr nga jeta sociale dhe aktivitetet gjatë këtij fillim janari. Do i kushtoni më shumë rëndësi vetes dhe do të zbuloni forcën e vërtetë që fshihet brenda jush, çka do t’ju ndihmojë gjithashtu të zgjidhni disa probleme të vogla.
Shigjetari
Shigjetarit nuk i ndahet shpirti nga aventurat, por për fat të keq nuk do të provojë asnjë gjatë janarit. Ky është momenti i duhur për të kaluar më shumë kohë në familje dhe me miqtë e shtrenjtë.
Bricjapi
E dimë që jeta profesionale e Bricjapit shkon gjithmonë fjollë, por sa keq që nuk themi të njëjtën gjë për atë personale. Përpiquni të përfshihuni më shumë në jetën e partnerit dhe të vendosni së bashku.
Ujori
Edhe pse Marsi është planeti udhëheqës i Dashit, ai do të ketë një rol përfundimtar edhe për Ujorin, sidomos në një mundësi të re pune. Tregohuni vigjilentë dhe shfrytëzojeni.
Peshqit
Ndërkohë që disa shenja do të jenë të preferuarat e Marsit, Peshqve do t’u ndodhë e kundërta. Do të përjetoni një fillim janar shumë të vështirë, me probleme të shumta ekonomike, borxhe dhe ndarje.