As edhe një pandemi globale nuk mundi ta ndalojë një çift italian që të lidhte kurorë këtë fundjavë.
Tatiana Datolla dhe Armando De Rosa u martuan të shtunën nga një zyrtare e Bashkisë në Romë, në një ceremoni që kishin rezervuar një vit më parë. Të gjithë ishin të veshur me maska.
Familja e De Rosa, për shkak të udhëtimit që do t’i duhej të bënte nga Napoli në kryeqytetin italian kishte planifikuar një festë e madhe familjare. Por të gjitha bizneset dhe aktivitetet jo thelbësore, siç dihet tashmë, janë ndalur prej javësh në vend në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Megjithatë, zyrtarët në Bashkinë e Romës kanë bërë një përjashtim për këdo që rezervoi një ceremoni civile martese para se të fillonte izolimi, thotë “Euronews”.
Çifti u martua në Santa Maria në Kishën Tempulo, rrethuar me karrige boshe. Aty u lejuan vetëm dy të ftuar: shoqëruesja e nuses dhe shoqëruesi i dhëndrit. Nusja i rregulloi vetë flokët e saj dhe gjeti disa lule të rreme. Për fat të mirë, e kishte blerë veshjen e saj paraprakisht.
“Më vjen keq për atë që po ndodh, por çfarë mund të bëjmë? Kjo është jeta”, tha ajo pas ceremonisë, përpara se të ulte maskën dhe të puthte burrin e saj.