Turqia ka bllokuar eksesin brenda vendit në enciklopedinë on-line Wikipedia.
Nuk janë të qarta arsyet e këtij ndalimi, por mediat turke raportuan se autoritetet kishin kërkuar nga Wikipedia të hiqej përmbajtja nga shkrimtarët “që mbështesin terrorin”.
Masa të tilla të justifikuara me sulmet terroriste janë marrë edhe në të kaluarën në Turqi, kur është bllokuar aksesi në rrjetet sociale.