Extra “Masa ligjore po merren!” Beatrix Ramosaj thyen heshtjen për batutën e denigruese...

“Masa ligjore po merren!” Beatrix Ramosaj thyen heshtjen për batutën e denigruese të Albano Bogdos

Beatrix Ramosaj ka thyer heshtjen ndaj batutës denigruese të Albano Bogdos për të dhe vëllain e saj. Përmes një reagimi në Instastory ajo shkruan se nuk është fyer as ajo, as familja e saj nga humori që e cilëson denigrues të Albanos, sepse thotë se “kemi vite e vite që jetojmë realitetin e hidhur të showbizit shqiptar e tashmë jemi imun ndaj tij.”

Ajo shkruan se po merr masa ligjore ndaj tij, teksa falenderon njerëzit për mbështetjen.

“Ofendimet, cënimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi të gjitha shpifjet nuk janë vese të cilat më karakterizojnë. Por ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo i zotëroka këto vese dhe i shfaq ato gjithë krenari duke i fshehur nën petkun e “komedisë satirike”. Por, unë doja t’i thoja që me ato fjalë denigruese dhe të pavërteta nuk më ka lenduar mua, as vëllain e as familjen time nëse ky ka qenë qëllimi tij, sepse kemi vite e vite që jetojmë realitetin e hidhur të showbizit shqiptar e tashmë jemi imunë ndaj tij. Me këtë qëndrim ti ke lënduar vajzat e gratë shqiptare që kërkojnë inspirim e shpresë në Shqipëri! Ti me këtë që bën e mbyt atë dhe tregove dhe njëherë injorancën e mashkullit shqiptar që do të ngrej veten duke ulur femrën! Sa për kontributin tonë në muzikë, zotërisë në fjalë do t’i duhet të kthehet shumë prapa në kohë nëse vërtetë do të analizoj nga fillimi se çfarë arti i kemi dhënë unë dhe vëllai im, Albani, muzikës shqiptare. Ndërsa për të tjerat, masa ligjore po merren.

P.S. E vlerësoj mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë mua dhe familjes time këto ditë. Ju falenderoj të gjithëve!”