Të paktën 31 persona humbën jetën, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, pasi një ish-oficer policie hapi zjarr me një armë automatike në një çerdhe në Tajlandë.
Qindra forca policie kanë rrethuar zonën e Nong Bua Lamphu, ndërkohë që autori është vetëvrarë gjatë ndjekjes nga efektivët.
Sipas të dhënave paraprake, autori i këtij krimi të urryer sulmoi me armë dhe thikë fëmijët dhe prindërit e tyre në çerdhe, ndërkohë që motivet janë ende të paqarta.
Gjithashtu, mësohet se oficeri i policisë sapo ishte liruar nga detyra.