Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës në Kosovë, bëri homazhe në Reçak, në 21 vjetorin e masakrës që forcat serbe bënë në këtë fshat.
Sipas kreut të shtetit, ajo që ndodhi në Reçak 21 vjet më parë ishte një krim kundër njerëzimit që shokoi mbarë botën dhe vuri në lëvizje diplomacinë.
“Kjo masakër në kuadër të planit për spastrim etnik, tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor gjithmonë triumfojnë ndaj dhunës dhe barbarisë, ishte kjo sakrificë që solli lirinë. Sot është koha jo vetëm për të kujtuar këtë ngjarje, por edhe përgjegjësinë për të gjithë ata që orkestruan këtë krim kundër njerëzimit. Çdo përpjekje për të promovuar jo vetëm masakrën e Reçakut, nuk është gjë tjetër vetëm rrezik për riciklimin e dhunës, ndaj të gjithë duhet të qëndrojmë rreth vlerave më të mira, duhet të bëjmë gjithçka që ngjarje të tilla të mos përsëriten”, u shpreh Ilir Meta.