Extra Jennifer Lopez po mendon të braktisë Amerikën për një jetë “të qetë...

Jennifer Lopez po mendon të braktisë Amerikën për një jetë “të qetë në një qytezë italiane”

Jennifer Lopez ka pranuar se po kërkon një jetë më të thjeshtë dhe “organike”. Në një intervistë me “Vanity Fair”, 50-vjeçarja ka zbuluar se do të dëshironte shumë të largohej nga Shtetet e Bashkuara për të jetuar në Itali, ose në Bali, Indonezi, ku mund të jetojë më e qetë, larg zhurmës së “Hollywood”.

“Do të doja shumë të jetoja diku tjetër, në një qytezë të vogël në Itali, ose në anën tjetër të globit, në Bali”, tha ajo. “Të bëja një jetë më të lehtë, ku mund të ngas biçikletën, të blej bukë, të shkoj në shtëpi dhe thjesht të rri duke pikturuar, ose duke ngrënë ulur në karrige”.

E lënë jashtë kandidaturave për Çmimet Oscar, edhe pse shkëlqeu në rolin e protagonistes në filmin e fundit “Hustlers”, Lopez ka zbuluar pasionin më të madh të saj. “Do të thosha që kërcimi dhe muzika janë dashuritë e mia të para, por aktrimi është dashuria e jetës”, tha ajo.