Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për masakrën e ndodhur në Vlorë.
“Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël.
Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve.
Sot është dite zie për Vlorën dhe vendin, por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo dite”, shkruan Basha.