Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook disa foto ku shfaqen masat e tjera lehtësuese që do të fillojnë të zbatohen në vend nga e hëna si dhe hapjen e bizneseve që deri në këto momente kanë qëndruar të mbyllura.
Kështu kryeministri bën me dije se nga 11 maji në të gjithë vendin do të jetë e mundur të hapin dyert e dyqanit, parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare.
Lokalet do të fillojnë të hapen nga data 18 maj, por ato do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30 dhe do të përdorin vetëm pjesën e jashtme të tyre.
Gjithashtu kreu i qeverisë nënvizon se të gjitha aktivitetet kulturore apo artistike do të vijojnë të jenë të ndaluara.