Turqia vendosi së fundmi disa masa të pjesshme për ndalimin e qarkullimit për qytetarët nën 20 vjeç, të cilat hyjnë në fuqi në mesnatë dhe kanë si qëllim të luftojnë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Ankaraja gjithashtu vendosi të mbyllë kufijtë e 31 qyteteve për mjetet, përjashtuar ato për furnizime të nevojshme. Presidenti Erdogan gjithashtu deklaroi se përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm në vende publike me njerëz.
Në muajin mars, Turqia urdhëroi qytetarët mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi.