Një ekip nga Universiteti i Kalifornisë doli në përfundimin se mbulimi i hundës dhe gojës me maskë e ul rrezikun e infektimit me 65%.
Më përpara studiuesit besonin se vendosja e maskës ishte e nevojshme vetëm për të ndaluar transmetimin e virusit tek të tjerët. Por, siç kanë zbuluar studimet, një maskë nuk ndihmon vetëm që një person i infektuar mos të shpërndajë virusin, por gjithashtu ndihmon që njerëzit e shëndetshëm të mos infektohen.
Shefi i sëmundjeve infektive pediatrike në Spitalin e Fëmijëve UC Davis, Dr. Dean Blumberg, tha se “të gjithë duhet të veshin një maskë”.
“Njerëzit që thonë “nuk besoj se vendosja e maskave ndalon përhapjen e virusit”, janë duke injoruar faktet shkencore. Kjo nuk është një çështje besimi, po është sikur të thuash nuk besoj në gravitet”, tha ai.
Ka dy mënyra se si virusi mund të shpërndahet, së pari kur një person i infektuar teshtin apo kollitet duke shpërndarë në ajër pika të virusit. Në këtë mënyrë të gjithë personat që bien në kontakt me këto sipërfaqe infektohen me Covid-19. Studiuesit thonë se këto pika janë me madhësinë e një të tretës së flokëve të njeriut, por të dukshme për syrin e lirë.
Mënyra e dytë është nga grimcat e pështymës që njerëzit spërkatin në ajër kur flasin, të cilat janë me madhësinë e një përqind të flokëve të njeriut dhe pothuajse të pamundur për t’u parë. Kjo metodë është më e rrezikshme për sa i përket transmetimit, por mund të zvogëlohet duke shmangur hapësirat e mbushura me njerëz.
Studimet në kushte laboratorike tregojnë se virusi qëndron i gjallë në formën e spërklës me gjysmë jetë përgjatë orëve. Ai vazhdon të qëndrojë në ajër për disa kohë. Kjo është arsyeja se përse nuk duhet të frekuentohen ambiente më shumë njerëz, pasi virusi mund të shpërndahet edhe nëpërmjet ajrit. Disa studime kanë zbuluar se lloje të ndryshme maskash mund të parandalojnë që pikat të hyjnë në sistemin e frymëmarrjes.
Marrim shembullin e aromave, nëse një person në anën tjetër ka vendosur parfum, atëherë ju do ta nuhasni. E njëjta gjë ndodh edhe me spërklat që shpërndahen në ajër. Ato janë mjaft të vogla dhe mund të udhëtojnë në ajër ashtu si aromat. Prandaj është shumë e rëndësishme që të vendosni maska mbrojtëse në fytyrën tuaj. Studimet thonë gjithashtu se vazhdimi i rregullave për vendosjen e maskave dhe distanca sociale mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Distancimi social e zvogëlon rrezikun e transmetimit të virusit me 90%, ndërsa mbajtja e maskave me 65%. Prandaj ekspertët e huaj sugjerojnë që nëse duan që të kujdesen për shëndetin e familjes dhe të miqve, atëherë duhet të mbajnë gjithmonë një maskë.