Kryeministri Edi Rama ka gjetur t’iu përgjigjet me një mënyrë origjinale akuzave të liderit të opozitës, Lulzim Basha për cilësinë e maskave në Shqipëri.
Kreu i qeverisë ka vendosur vetë një maskë, duke deklaruara që ato nuk ishin të skaduara dhe se akuzat e kreut të PD-së ishin të pavërteta.
“Janë maska që përdoren në vijën e dytë të stafit mjekësor. E të cilat nëse nuk do të ishin të rregullta, nuk mund të vinin nga SHBA apo vende të tjera të Evropës. Ato që kanë datë skadence nuk përdoren në salla, por mund të përdoren lirisht jashtë sallave për t’u mbrojtur nga viruset.”
Ai tha se po bëhet një politik e ulët me situatën e krijuar me koronavirusin në vendin tonë
Sipas Ramës, përfaqësuesit e politikës duhet të bashkëpunojnë dhe jo të ngrenë task forca, duke iu referuar këtu grupit të punës që ka ngritur së fundmi PD.
“Shqipëria nuk është kaq e madhe sa ta ndajmë në kaq shumë task forca. I bëj thirrje edhe opozitës të jap ndihmën e saj për përballimin e kësaj situate.”