Agjentët e Policisë së Tiranës kanë arrestuar një 22-vjeçar të armatosur që qarkullonte me pistoletë. I riu Rigels M. 22 vjeç banues në zonën e Arbanës, u arrestua nga policia në flagrancë.
Atij iu gjet pistoleta dhe një krehër me municion. Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij, iu sekuestruan sasi municioni luftarak dhe fara kanabisi.
Sipas policisë, në bazë të informacioneve, 22-vjeçari dyshohet se pistoletën e kishte për ta shitur.
Ndërkohë hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.