Mbështetësit e Sali Berishës kanë marrë sot zyrat e degës së Partisë Demokratike. Kanë qenë ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, deputetja aktuale Sorina Koti si dhe Edit Harxhi, së bashku me mbështetësit e tyre që kanë hyrë pa dhunë brenda zyrave të kësaj dege.
Ish-sekretari i PD-së, Arben Ristani, ka bërë me dije se godina është marrë me një kontratë nga pronarët, godinë të cilën gjithnjë, sipas tij, do ta mbajnë për një kohë të gjatë.
Gjithashtu, Ristani ka bërë me dije se do të marrin pjesë në zgjedhje pa treguar hollësi nëse do të jenë nën siglën e PD-së ose të një partie tjetër të djathtë. Nga ana tjetër, Ristani ka bërë me dije se në zgjedhjet e pjesshme lokale do të jetë në koalicion me LSI-në si dhe forca të tjera.