Kryesore Mbetet në burg Fredi Beleri, gjykata nuk ndryshon qëndrim për herë të...

Mbetet në burg Fredi Beleri, gjykata nuk ndryshon qëndrim për herë të 6

Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Fredi Beleri kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës akuzohet për blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 Majit në Bashkinë e Himarës.

Por trupa gjykuese vendosi që të lërë në fuqi masën arrest në burg. Kjo seancë u ndoq edhe nga ambasadorja greke në Tiranë, kreu i PBDNJ Vangjel Dule si dhe ish-kryetari i Dhomës së Avokatisë të së Drejtës Europiane.

Ky i fundit, në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas seancës, tha: “Këshilli Europian dëshiron të shikojë dhe dëgjojë çfarë ndodh. Ne erdhëm pamë dhe do flasim në konferencën e shtypit”.

Javën e kaluar, dosja e SPAK për Fredi Belerin kaloi për gjykim.