Extra “Finalmente Elsa”, koncerti që i jep fund një pritjeje të gjatë

“Finalmente Elsa”, koncerti që i jep fund një pritjeje të gjatë

Elsa Lila ka njoftuar një rikthim të paharruar në skenë. Këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se më 1 nëntor do të mbajë një koncert gjigand në Pallatin e Kongreseve nga ku ka nisur edhe jetën artistike.

“Finalmente Elsa” do të jetë i gjithë rrugëtimi i saj në muzikë përgjatë viteve. Reagimi në postimin e këngëtares ka qenë i menjëhershëm si nga fansat, ashtu edhe nga të famshmit që shprehen se “mezi po e presin”.

“Ika me shijen e suksesit të “Evitës” sime në festival, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.

“Finalmente Elsa” i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik.

S’do t’ia dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë.

Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 Nëntorit, në Tiranë.

Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartrokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim”, shkruan Elsa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elsa Lila (@elsalilaofficial)