Të paktën sipas shifrave zyrtare, Gjermania është shteti i katërt në botë me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi, i cili ka arritur në 100 mijë.
Por pavarësisht këtij fakti, drejtuesit e futbollit në këtë shtet duken të vendosur për të zbritur në fushën e lojës së më parë.
Këtë të hënë, kampionët e Bayern do të rinisin stërvitjen, fillimisht me grupe të vogla lojtarësh. Ky lajm është njoftuar nga klubi i Bayernit. Megjithatë, edhe ekipe të tjera në Gjermani kanë rinisur stërvitjen në grupe të vogla.
Sa i përket rinisjes së kampionatit, besohet të vendoset më 17 prill nga autoritetet shëndetësore të qeverisë federale gjermane.