Numri i vdekjeve në botë nga koronavirusi i ri kapërceu sot pragun e 130 000 vdekjeve, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Të dhënat e përpiluara nga universiteti amerikan treguan se numri global i vdekjeve arriti në 130 528, ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve të shëruar është mbi gjysmë milion.
Mbi dy milionë raste infektimi janë konfirmuar në të gjithë botën, me mbi 613 187 raste të regjistruara deri më tani vetëm në SHBA, duke e bërë atë vendin me shumicën e rasteve me COVID-19.
SHBA, gjithashtu, ka numrin më të madh të vdekjeve, me 26 950, pasuar nga Italia me 21 645 dhe Spanja me 18 579.