Koronavirusi i ri ka shkaktuar të paktën 15 189 të vdekur në botë, me një rritje të ndjeshme në Europë, që prej shfaqjes së tij në dhjetor, sipas burimeve zyrtare.
Më shumë se 341 300 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 174 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë.
Ky numër rastesh të diagnostikuara pasqyron vetëm një pjesë të numrit real të të infektuarve, pasi një numër i madh vendesh testojnë vetëm ato raste që kërkojnë kujdes spitalor.
Italia, që regjistroi të vdekurin e pare nga koronavirusi në fund të shkurtit, numëron tashmë 5 476 të vdekur për 59 138 raste. Rreth 7 024 persona janë konsideruar si të shëruar nga autoritetet italiane.
Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Macaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, ka numëruar në total 81 093 raste (39 raste nga e diela deri të hënën) mes të cilëve 3 270 kanë humbur jetën dhe 72 703 janë shëruar.
Vendi më i prekur pas Italisë dhe Kinës janë Spanja me 2 182 të vdekur për 33 089 raste, Irani me 1 812 të vdekur (23 049 raste), Franca me 674 të vdekur (16 018 raste) dhe SHBA-ja me 471 të vdekur (35 224 raste).
Që prej ditës së djeshme, Republika Çeke, Nigeria dhe Mali i Zi njoftuan të vdekurit e parë nga koronavirusi në vendet e tyre.
Europa numëron sot në orën 11:00 GMT 172 238 raste (9 197 të vdekur), Azia 97 783 raste (3 539 të vdekur), SHBA-ja dhe Kanadaja 36 554 raste (490 të vdekur), Lindja e Mesme 26 688 raste (1 841 të vdekur), Amerika Latine dhe Karaibet 5 130 raste (65 të vdekur), Afrika 1 479 raste (49 të vdekur dhe Oqeania 1 433 raste (tetë të vdekur).