Mbi 230 njerëz kanë vdekur papritur që nga e premtja në rajonin e Kolumbisë Britanike të Kanadasë, sipas shifrave të zyrtarëve të policisë.
Departamenti i Policisë në Vancouver tha se u ishte përgjigjur më shumë se 65 lajmërimeve për vdekjeve të papritura që nga e premtja, me shumicën dërrmuese “lidhur me nxehtësinë”.
Vdekjet u shkaktuan nga një rekord i ri i temperaturave të larta, për të tretën ditë me radhë, duke arritur në 49.5 gradë Celsius në Litton, Kolumbia Britanike.
Edhe veriperëndimi i SHBA-së ka parë gjithashtu rekorde dhe një numër viktimash.
Nxehtësia mbi pjesët perëndimore të Kanadasë dhe SHBA është shkaktuar nga një kupolë e ajrit të nxehtë me presion të lartë. Temperaturat janë lehtësuar në zonat bregdetare, por mbeten të larta në rajonet e brendshme. Në zonën rurale të Albertës, fermerët po ndjejnë edhe nxehtësinë ndërsa përpiqen të shpëtojnë të korrat dhe bagëtinë. Ata janë shprehur se rendimenti i të korrave nuk do të përmbushte rezultatet.
Burime të përkohshme uji dhe qendra ftohëse janë ngritur në zonën e Vancouver. Shërbimi i motit i vendit, Environment Canada, ka lëshuar paralajmërime të nxehtësisë për provincat e Kolumbisë Britanike dhe Alberta, së bashku me territoret veriperëndimore dhe Manitoba.