Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit kanë vdekur më shumë se 30 mijë persona: saktësisht 30.201, me 243 viktimat e sotme. Janë të qëndrueshme të dhënat e tjera, si rastet e reja, 1 i sëmurë për 50 tamponë të bërë dhe mbi 2.700 të shëruar.
Të dhënat e Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të personave të shtruar. Në terapitë intensive sot gjenden 1168 persona, 143 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 14636 persona, 538 më pak se dje. Në izolim shtëpiak janë 72157 persona (982 më pak se dje).
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 243 persona (dje viktimat ishin 274), duke arritur një total prej 30.201 të vdekurish.
Të shëruarit kapin kuotën 99.023, me një rritje në 24 orë prej 2747 të shëruarish (dje ishin deklaruar të shëruar 3031 persona).
Rënia e personave aktualisht të sëmurë ishte e barabartë me 1.663 njësi, ndërsa rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 1.327
Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 217.185.