Bota Mbi një mijë viktima nga koronavirusi në Itali

Mbi një mijë viktima nga koronavirusi në Itali

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 1016. Kjo është shifra më e fundit zyrtare e dhënë nga autoritetet shëndetësore italiane. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 188 persona.

Ndërkohë, numri i të infektuarve ka shkuar në 12.839 persona. 1153 pacientë ndodhen të shtruar në kujdes intensiv, 6650 janë të shtruar në spital pasi kanë shfaqur simptoma dhe 5036 qytetarë janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër ka rritje edhe të pacientëve të shëruar, të cilët janë 1258 vetë.

Autoritetet shëndetësore italiane u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak.