Pasditen e sotme në ambientet e Selisë Blu u mblodh nga kryedemokrati Lulzim Basha Kolegji i Kryetarëve, për të vendosur për protestat dhe aksionin opozitar në vazhdim.
Mësohet se pas diskutime, është vendosur që protesta e rradhës të mbahet më datë 13 prill.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse kryetari Basha ka hedhur për diskutim gjithashtu ftesën e kryyeministrit Rama ditën e sotme, apo nuk e ka marrë fare në konsideratë.