Politika Mblidhet “ekipi i ri” i Bashës

Mblidhet “ekipi i ri” i Bashës

Vetëm 24 orë pas zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar, kryesia e re e Partisë Demokratike është konstatuar sot dhe menjëherë ka nisur përgatitjet për protestat popullore që paralajmëroi sot nga Kuvendi, kryedemokrati Lulzim Basha.

Duke folur për mediat nga selia blu, Sekretari i ri Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka zbuluar detaje nga përgatitjet për protestat, duke thënë se Kryesia “ngarkoi kolegjin e kryetarëve për të diskutuar nesër në orën 11.00 për detajet, formën dhe datën e protestës”.

Kryesia e PD-së në një mbledhje tjetër të sajën, do të dalë me një vendimmarrje për këtë protestë.

“Sot ishte mbledhja e konstituimit të kryesisë së re të PD. Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar, që ngarkoi kryesinë për përgatitjen e protestës, sot kryesia ka diskutuar për strategjinë e protestave të PD dhe opozitës. Vendimi i sotëm i kryesisë ishte që nesër në orën 11.00 kolegji i kryetarëve organ i ri statusor i PD, të diskutojë për protestat, formën dhe datën dhe pasdite kryesia do të diskutojë dhe marrë vendim për detajet dhe strategjinë protestat”, tha Bardhi.