Politika Mblidhet grupi i PS, deputetët pakënaqësi për pensionet dhe Hipotekën. Asnjë vendim...

Mblidhet grupi i PS, deputetët pakënaqësi për pensionet dhe Hipotekën. Asnjë vendim për përjashtimin e Ahmetajt

Pamje nga nje mbledhje e meparshme e grupit parlamentar te PS

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar.

Mësohet se deputetët socialistë kanë ngritur shqetësimin e shërbimit të Hipotekës, pasi sipas tyre qytetarët kanë vonesa në marrjen e këtij shërbimi.

Gjithashtu një tjetër problematikë e ngritur ka të bëjë me rritjen e pensioneve, sipas disa deputetëve rritja e pensioneve në fshat është shumë e vogël.

Në mbledhje nuk është marrë asnjë vendim për përjashtimin e Ahmetaj nga grupi i PS.

Kjo është mbledhja e parë e grupit të PS-së nën drejtimin e Bledi Çuçit.