Mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Të pranishëm në komision janë anëtarët nga mazhoranca dhe opozita e re. Gjithashtu të pranishëm janë edhe të gjithë ambasadorët në Shqipëri, përfshirë të ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones.
Në fjalën e tij, bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka pasur një ftesë të hapur për opozitën jo parlamentare, për të dërguar vëzhguesin e tyre në këtë Komision. Ai ka theksuar se opozita e ka derën e hapur për t’iu bashkuar kolegëve të tyre në çdo kohë që e mendon të arsyeshme.
“Do të vazhdojmë pavarësisht mungesës së vullnetet, kanë një karrige bosh në çdo kohë që duan të marrin pjesë. Kjo është një ftesë e hapur, edhe pse kanë zgjedhur një rrugë jo demokratike. Jam i bindur që një ditë do të ndodhë, pavarësisht nga retorika e çastit”, tha Gjiknuri.