Në Britani po pritet një fjalim fundvjetor i Mbretëreshës Elizabeth, dhe është e sigurt se ajo nuk do të komentojë mbi çështjen më të nxehtë, Brexit-in që ka goditur Britaninë.
Ndër të tjera, siç komentojnë tabloidet e Londrës, ajo ka përjetuar këtë vit jo pak telashe në familjen e saj, ku si shkak është nusja Meghan Markle e krushku, babai i saj Thomas Markle. Për Meghanin, thuhet se ajo nuk ndjek rregullat strikte të fisnikërisë mbretërore.
Ndërsa për Thomasin thuhet se ka lënë shije të hidhur që prej mungesës në dasëm për problem shëndetësore. Ndërkohë, në një paraqitje në media, Thomas ishte detaje private nga jeta e vajzës së saj dhe Princit Harry, duke publikur faktin se ky i fundit mbështet Donald Trump, dhe kjo është e papranueshme duke marrë parasysh se familja mbretërore nuk duhet të deklarohet në çështjet politike.
Mbretëresha dëshiron që problemet me babain e saj t’i zgjidhë vetë Meghan, pasi po humbet durimin.
“Gjërat janë duke dalë jashtë kontrollit dhe Harry dhe Meghan nuk po e zgjidhin problemin”, tha një burim i paidentifikuar nga Kensington Palace.