Policia e Tiranës, pas një pune hetimore disajavore, ka vënë në pranga 3 persona për falsifikim të monedhave të huaja.
Në kuadër të operacionit “50 Dollars” janë vënë në pranga shtetasit V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë shpërndarë në treg në Tiranë dhe qytete të tjera sasi të konsiderueshme të dollarëve amerikanë falsë, të prerjes 50.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.